Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermani, deri ne 2038 do mbyllen të gjithë minierat e qymyrit

Gjermania duhet të mbyllë të gjitha minierat e saj të qymyrit deri në vitin 2038, sipas një komisioni të caktuar nga qeveria, duke propozuar së paku 40 miliardë euro ndihma për rajonet e prekura nga faza e planifikuar.

Planet e komisionit janë pjesë kyçe e strategjisë së Gjermanisë për të kaluar në burime të ri përtëritshme, që përbënin më shumë se 40 për qind të përzierjes energjetike vitin e kaluar, duke mposhtur qymyrin për herë të parë. Propozimet e komisionit të qymyrit, të cilat u finalizuan pas më shumë se 20 orësh të bisedimeve të fundit, do të shërbejnë si një udhëzues për qeverinë në përpjekjet e saj për ta kthyer daljen e planifikuar nga qymyri në ligj të rregullt.

Komisioni ra dakord se një total prej të paktën 40 miliardë euro duhet të ofrohet në ndihmë për shtetet e minierave të qymyrit të prekura nga mbyllja, shumë kjo më e vogël se 60 miliardë euro që kishin kërkuar. “Ky plan do të bëjë të mundur arritjen e qëllimeve të ndryshimit të klimës vendosur nga qeveria gjermane, por gjithashtu, dhe kjo është e rëndësishme, të arrihen furnizime të përballueshme dhe të sigurta nëse qeveria gjermane zbaton rekomandimet tona “– tha Barbara Praetorius, një profesoreshë mjedisore e cila shërbeu si një nga katër udhëheqësit e komisionit.

Në hapin e parë, operatorët e uzinës, duke përfshirë RWE, Uniper, EnBW dhe Vattenfall, do të kërkojnë të mbyllin rreth 12.7gigaëatt (GË) të kapacitetit deri në 2022, ekuivalente me rreth 24 njësi të mëdha të stacioneve të energjisë. Sipas planeve të propozuara, kapaciteti i energjisë së qymyrit në Gjermani do të ishte më shumë se përgjysmimi në 17 GË deri në vitin 2030. “Komisioni rekomandon një marrëveshje të përbashkët me operatorët në baza kontraktuale në lidhje me mbylljen”, tha raporti, duke shtuar se kjo do të përfshinte rënien dakord mbi madhësinë e saktë të kompensimit.

Scan,  28.01.2019