Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dalin 29 nga 100 minatorët e bllokuar në Trepçë

29 nga 100 punatorët  e bllokuar në minierën e Trepçës, në Mitrovicë të Kosovës që  kishin mbetur të bllokuar për shkak të prishjes së një trafoje të energjisë elektrike, e cila mori flakë kanë dalë së fundi nga ambientet e saj, ku ndodheshin të ngujuar.

Siç raporton dhe Gazeta Ekspress lajmi është konfirmuar nga  Kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla,  i cili në një prononcim të tij për mediat ka deklaruar se kanë dalë nga miniera grupi i parë prej 29 minatorëve dhe së shpejti do të dalin edhe të tjerët.

Drejtori i minierës së Trepçës, Xhafer Peci me flotacion në Stantërg, ka treguar që gjendja e punëtorëve është e mirë dhe tanimë nuk ka vend për panik.

“Janë minatorë me përvojë, punëtorë të profileve të ndryshme. Tani pasi është kthyer energjia elektrike, pritet edhe të fillojë dalja minatorëve nga horizontet ku kanë qenë të ngujuar”, tha Peci.

Ndërkohë mësohet se lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Kosovë Valdrin Lluka, i cili përmes një postimi në rrejtet sociale bën të ditur se është rilidhur energjia elektrike për komunën, e  cila ishte ndërprerë si pasojë e incidentit me energjinë elektrike.

Minatorët e parë kanë filluar të dalin dhe presim që të gjithë të janë mbi tokë. Një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës“, shkruan ministri Lluka.

Shqiptarja.com  23.01.2019