Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat elektrike, Volkwagen: Mund të jenë të papërballueshme nga disa persona

Makinat elektrike mund të jenë të papërballueshme për njerëzit me të ardhura të ulëta. Kështu është shprehur Presidenti i Volkswagen, Hans-Dieter Poetsch, sipas të cilit automjetet e së ardhmes do të jenë shumë të shtrenjta.

Prodhuesi i makinave gjermane është ende duke u përballur me skandalin e vitit 2015 mbi mashtrimin e testeve të emetimit të karbonit dhe ka nevojë për ngritjen e prodhimit të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e ashpra europiane.

“Niveli aktual i çmimeve nuk mund të qëndrojë i njëjtë nëse këto makina janë të pajisura me motorë elektrikë. Prandaj, kjo do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rritjen e ndjeshme të çmimeve në segmentin e makinave të vogla”, tha Poetsch për gazetën Welt am Sonntag.

Poetsch iu referua objektiva më të ashpra se sa pritej të Bashkimit Europian për të ulur emetimin e diokisdit të karbonit në 37.5 për qind deri në vitin 2030. Volkswagen deklaroi muajin e kaluar se mund t’i duhet në dhjetor se mund të duhet të rritë planet për prodhimin masiv të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e BE.

VW po planifikon të shpenzojë pothuajse 44 miliardë euro për prodhimin e makinave elektrike, makinave autonome dhe shërbimeve të tjera të reja deri në vitin 2023.

Scan,  21.01.2019