Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Faturat e papaguara ndaj OSHEE, lehtësira ndaj abonentëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rishikuar skemat e pagesës me këste të detyrimeve të prapambetura, duke krijuar lehtësi edhe për ata abonentë që kanë krijuar borxhe gjatë viteve 2017 dhe 2018. Drejtori i Divizionit të Shitjes dhe Tregtimit, Elton Sevrani thotë se tashmë këto detyrime mund të bëhen pjesë e aktmarrëveshjeve, pa qenë e nevojshme që ato të shlyhen menjëherë sikurse ndoshta deri më tani..

Sevrani thotë se lehtësi janë krijuar edhe për shlyerjen e detyrimeve që kanë ardhur si pasojë e keqfaturimeve.

Prej nisjes së aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve, janë nënshkruar 430 mijë akt-marrëveshje, 330 mijë prej të cilave tashmë janë mbyllur. Ndërkohë që, me aplikimin e ndryshimeve të mësipërme OSHEE planifikon të nënshkruajë dhe 40 mijë akt-marrëveshje të reja.

Scan,  21.01.2019