Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elektriçisti i OSHEE në dëborë për të riparuar defektin

OSHEE ka postuar fotot e një punonjësi në terren i cili është duke riparuar defektin në Lekbibaj të Tropojës. Elektriçisti nuk është ndalur në punën e tij as nga kushtet e motit dhe terreni i rënduar me dëborë.

Postimi i plotë i OSHEE në facebook:

“Lekbibaj, Tropojë

Në Lekbibaj, punonjësi i OSHEE, Selatin_Paplekaj, duke riparuar rrjetin e tensionit të mesëm.
Pavarësisht kushteve të motit dhe dëborës, ishte emergjente për të rregulluar linjën elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj të Tropojës.
Respekt per punen e te gjithe punonjesve tane ne terren!”

energjia.al  11.01.2019