Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH merr miratimin paraprak për impiantin fotovoltaik lundrues

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri me dije se ka marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës. MIE ka nënshkruar në mbyllje të vitit të kaluar dokumentin që i jep Korporatës 12 muaj kohë që të vijojë me procedurat e tjera të nevojshme lidhur me impiantin.

“Shoqëria KESH sh.a në zbatim të nenit 20  të VKM  nr. 822  datë 07. 10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni” e ndryshuar për procedim të mëtejshëm për pajisjen me autorizimet  dhe lejët përkatëse, duhet brenda 6 muajve të përfundojë dhe të dorëzojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dokumentacionin e mëposhtëm:  studimin e plotë të fizibilitetit teknik ekonomik dhe financiar, mjedisor dhe social bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit; planin e biznesit të projektit, grafikun e zbatimit të projektit, miratimin e OST ose OSSH-së për pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose shpërndarjes sipas kërkesave të Kodit të transmetimit ose shpërndarjes; lejet licencat autorizimet paraprake mjedisore nga insitucionet përgjegjëse kombëtare; dokumentacionin ligjor në përputhje me dispozitat e Kodit Civil që promovon marrëdhënien afatgjatë mbi truallin që do të përdoret për ndërtimin e burimit gjenerues” thuhet në kërkesat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KESH aplikoi në fillim të dhjetorit pranë MIE për ndërtimin e një centrali fotovoltaik lundrues mbi liqenin e Vaut të Dejës në kaskadën  e Drinit. Kapaciteti i propozuar për këtë impiant fotovoltaik është 12.9 MWp.

Monitor,  09.01.2019