Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Europë, “bisha nga lindja” rrit kërkesën për energji

I njëjti model i motit që shkaktoi të ftohtin e ashpër siberian të quajtur “bisha nga lindja” pritet të rikthehet në Europë në fund të këtij muaji, duke shtuar kërkesën për energji.

Një ngrohje e papritur stratosferike u shfaq në nisje të Janarit, fenomen që nxit zakonisht motin e ftohtë.   I njëjti model tronditi Europën në fillim të 2018-ës, që trefishoi kërkesën për gaz natyror dhe rriti çmimet e energjisë.   Nisja e ngadaltë për këtë vit e periudhës së të ftohtit,  ku kërkesa për energji është e lartë, ka bërë që tregtarët të shtojnë inventarët e gazit.

Sipas analistëve të Bloomberg, shfaqja e papritur e të ftohtit mund të shkaktojë përsëri rritje të çmimeve të gazit në Europë, megjithatë, jo në nivelet e vitit të kaluar, duke marrë parasysh rritjen e inventarëve.   Temperaturat ranë poshtë normales javën e kaluar dhe pritet të bien përsëri në fund të horizontit aktual të parashikimeve.  Sipas Meteogroup U.K, gjysma e parë e Janarit ka gjasa të jetë më e ngrohte se zakonisht në  veriperëndim të Europës.

Rreziku i temperaturave të ftohta do të vijë nga data 10 Janar.   Rritja afat-shkurtër e kërkesës nuk do të absorbojë të gjithë rritjen e fluksit të gazit që vjen nga Rusia në Europë.  Sipas Meteogroup, në gjysmën e parë të Janarit pritet borë në vendet Skandinave si dhe juglindje të Europës.  Më pas, në fund të Janarit dhe fillim të Shkurtit, i ftohti pritet të zhvendoset në Veri të Europës. Megjithatë, sipas kompanisë, pavarësisht se  kushtet janë të njëjta me vitin e kaluar, moti nuk do të jetë aq ekstrem.

Italia po ndjen të ftohtin, ndërkohë që temperaturat në Romë kanë rënë me 4.4 gradë Celsius poshtë mesatares.

Scan,  09.01.2019