Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brent tregtohet në rënie

Çmimet e naftës ranë me mbi 1 për qind mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 68 cent ose 1.25 për qind dhe u tregtuan me 53.79 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.21 për qind dhe u tregtuan me 45.66 dollarë amerikanë për fuçi.

Si Brent ashtu edhe WTI kanë rënë me pothuasje 40 për qind nga nivelet e tyre shumë të larta të shënuara në tetor të këtij viti.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,268.69 dollarë amerikanë për onz.

Monitor, 28.12.2018