KEDS mobilizohet për shkak të motit të keq
KEDS është i mobilizuar komplet për shkak të motit të keq. Në kuadër të kësaj, do të shtohen edhe 50 punëtorë që merren me prishjet në terren dhe tashmë do të janë 300 punëtorë. Pra, ekipeve për sanim të prishjeve do t’iu shtohen edhe ato të mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe inxhinierët.
Kjo është bërë për t’i evidentuar dhe evituar prishjet eventuale në kohën më të shkurtër të mundshme.
Të njëjtën kohë, vetëm gjatë këtij viti janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anembanë Kosovës.
Telegrafi,