Ari ka humbur ndjeshëm terren për ty dytin sesion me radhë gjatë së Premtes, për të prekur nivelin më të ulët të javës, ndërkohë që dollari u rrit ndjeshëm. Kjo e vendos arin në rënien më të madhe javore në pesë javët e fundit.
Kjo vjen përpara vendimit të Rezervës Federale për të shkurtuar normat e interesit javën e ardhshme. Indeksi i arit ra kështu me 0.3% gjatë së Premtes, për të prekur nivelin e $1.238 për onz.
Më herët gjatë javës, çmimet prekën nivelin më të ulët të muajit, më 1236 dollarë për onz. Rënia javore fiksohet në 0.8%.
Rënia e së Premtes është rrjedhojë e marshimit të dollarit amerikan që nga ana tjetër erdhi si pasojë e ngadalësimit të Kinës.
Ari dhe të gjitha metalet e tjera të çmuara shihen si investime të duhura në kohë të vështira.
Por, ecuria e muajit të fundit, me performacën e mirë ekonomike të fuqive më të mëdha të botës, ka bërë që ari të bjerë ndjeshëm.
Mbledhja e Rezervës Federale javën e ardhshme pritet me mjaft interes nga tregjet. Që prej muajit Prill, ari ka rënë me 9%, i goditur kryesisht nga rritja e normave të interesit.
Scan, 17.12.2018