Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST: Kontrata me “DH Albania” është pezulluar

Kompania “DH Albania” që fitoi tenderin me një bashkim operatorësh për ‘Lotin 1” të Unazës së Re dhe që më pas u pezullua deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni rezulton fituese edhe e një tenderi me vlerë mbi 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë “DH ALBANIA” një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit. Dunwell Haberman Albania e ka fituar tenderin me fondin limit në 31 Tetor të këtij viti. Ndërkohë që pas lajmit ka reaguar OST, e cila thekson se që në momentin që është njohur me nisjen e hetimeve pas dokumenteve që dolën në media, e ka pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratën me “DH Albania”.

“Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates. Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se nesërme” thuhet në njoftim.

Shqiptarja.com  11.12.2018