Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet do të sigurojnë dimrin, projektohet mjaftueshmëri energjitike

Dimri i këtij viti projektohet i sigurte nga ana e mjaftueshmerisë energjetike, thonë parashikimet më të fundit të rrjetit europian të operatorëve të transmetimit, ku në analizë merret edhe Shqipëria.

“Mjaftueshmëria e rrjetit do të përmbushet nga gjenerimet hidrike si dhe nga importet”-thotë raporti në pjesën dedikuar Shqipërisë. Ndër të tjera mes rreshtave thuhet gjithashtu se, gjatë viteve të fundit varësia e sistemit nga importet ka rënë ndjeshëm, si pasojë e shtimit të kapaciteteve të instaluara por edhe si pasojë e rënies së kërkesës. Sa i përket rrjetit të transmetimit, raporti projekton  kapacitete të mjaftueshme për të përballuar importet dhe eksportet ndër-kufitare.

Në tërësinë e tij, dimri i këtij viti nuk parashikohet problematik. Por nga ana tjetër, shifrat tregojnë se, i gjithë dimri, me përjashtim të javës së fundit të stinës, atë që i takon muajit Mars, do të ketë importe. Ky parashikim vlen vetëm për kushtet ekstremë të motit. Në kushte normale, parashikohet që 8 nga 18 javë që ka stina e dimrit, të mos ketë nevojë për të importuar.

Pra, vendi ynë e ka të pamundur të plotësojë nevojat pa ndihmën e importeve, gjatë stinës së ftohtë në kushte ekstreme, kur edhe nevoja për energji elektrike prek majat. Këtë e tregon qartë grafiku, ku nevoja për import ilustrohet me vlerat në territor negativ.

Scan,  10.12.2018