Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: AKBN dhe SHELL po dixhitalizojnë Arkivin Teknik të Hidrokarbureve

U shpall pranë Arkivës Teknike Hidrokarbure në Fier, në datën 6 Dhjetor 2018, fillimi i procesit të  dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin; Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjinkuri, Drejtori   Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Adrian Bylyku, Drejtori për Shqipërinë i kompanisë Shell Upstream Albania B.V, z. Rohan D’Souza.

Fjala e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së, Z. Bylyku:…“Transkriptimi, rinovimi, apo unifikimi i informacionit sizmik ka qenë një preokupacion i vazhdueshem i AKBN-së dhe me të drejtë është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2019, me ndihmën dhe bashkëpunimin e kompanisë Shell Upstream Albania B.V, si një detyrë që kërkon zgjidhje imediate. Agjencia  Kombëtare e Burimeve Natyrore do të angazhohet maksimalisht për të asistuar dhe ndihmuar në realizmin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, i cili parashikon që gjatë fazës së parë të tij të investohen rreth 500 000 £. 

Gjithashtu ky moment, në të cilin ne po nisim fillimin e zbatimit të një projekti shumë të rëndësishëm, siç është digjitalizimi i Arkivës Teknike të Hidrokarbureve, është një hap në drejtim të ruajtjes dhe administrimit të kësaj pasurie shumë të madhe që kemi. Përmbushja me sukses e këtij projekti do të bëj të mundur që Shqipëria të mund të promovojë me sukses Blloqet e lira të kërkimit, për zbulimin e rezervave të reja të naftës dhe gazit. – përfundoi z. Bylyku.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Gjiknuri, theksoi se… “Dixhitalizimi është një hap shumë i rëndësishëm drejt modernizimit të të dhënave për hidrokarburet, dhe do të bëjë të mundur të hidhen në format elektronik të gjithë shiritat, të gjithë të dhënat historike, dhe kjo nuk ka vetëm efektin e një ruajtje më të mirë, por mbi të gjitha kjo vlen që ne të marketojmë më mirë pasuritë tona nesër për investitorë të huaj. Shumë shpejt do të hapim dhe garat për blloqet “off shore”, pra në detin Adriatik dhe Jon. Pasja e këtyre të dhënave në farmat elektronik dhe formatimi i tyre në mënyrën e duhur, do të bëjë që ne të kemi mundësi të negociojmë kontrata më të mira, por edhe investitorët të njihen me të dhënat historike të të gjithë pasurive, në këtë rast të pasurive hidrokarbure shqiptare.

Mjafton të shikojmë gjendjen e këtij arkivi, tha Z. Gjiknuri, si janë mbajtur ato, dhe do të kuptojmë në çfarë situate dhe çfarë rreziku kërcënon humbjen e shumë të dhënave të cilat rrezikonin të mos rikuperoheshin më.

Drejtori për Shqipërinë i kompanisë Shell Upstream Albania B.V, Z. D’Souza u shpresh se…. “Ky projekt per ne do të kryhet në bashkëpunim me partnerët tanë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të operacioneve hidrokarbure në Shqipëri dhe do të përmirësojë bazën e të dhënave teknike të ndodhura pranë arkivës hidrokarbure”.

AKBN, bazuar në Vendimin e KM Nr. 547, datë 09.08.2006, për krijimin e saj, ka të drejtën ekskluzive të administrojë të gjitha të dhënat parësore të sektorit hidrokarbur.

Arkiva teknike hidrokarbure, kjo pasuri kombëtare e shtetit shqiptar, e cila fillesën e saj e ka prej vitit 1927, ruan në fondin e saj të gjitha të dhënat parësore teknike të hidrokarbureve si studime në fushën e gjeologjisë, studime në fushën e teknologjisë së nxjerrjes, studime në fushën e teknologjisë së shpimit, dosje pusesh, kampione dhe shllame, materiale fondore të ndryshme, të dhëna parësore fushore seismike në bobina 9-track, cartridge, të dhëna parësore fushore seismike me sistemin oshilografik dhe manjetik, materiale fondore në letër dhe film, materiale topografike dhe një sërë materialesh të ndryshme të punimeve të kryera në ish-ndërmarrjen komplekse gjeofizike të naftës dhe gazit.

Në këtë fazë, Projekti në vetvete ka si objektiv kopjimin dhe dixhitalizimin e një larmi formatesh të të dhënave dhe konsiston;

Së pari do të punohet në kopjimin (rinovimin) e regjistrimeve fushore sizmike dhe gjeologjike të cilët paraqiten në një larmi formatesh, dhe konvertimi i tyre në formate bashkëkohore ku jo vetëm do të ruhen të dhënat historike por edhe do të promovohen blloqet e lira të kërkimit.

Së dyti do të fillojë dixhitalizimi i raporteve gjeologo-gjeofizike, raporteve sizmike, raportet e puseve dhe ato teknologjike, sistemet e vrojtimeve seismike, etj., të cilat janë në letër dhe kalimi i viteve ka ndikuar në dëmtimin e tyre, duke rezikuar humbjen e informacionit që ato kanë dhe bërjen e materialeve të papërdorshëm.

Veç kësaj, dixhitalizimi krijon mundësi mjaft optimale shfytëzimi, por duke e konsideruar dixhitalizimin e kësaj kategorie informacioni jo aq urgjente, është programuar si fazë e dytë e këtij projekti.

energjia.al  10.12.2018