Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballkani goditet nga një smog toksik

Dimri është afër dhe qymyri po digjet, duke mbuluar kështu Ballkanin në një smog toksik si dhe duke i kthyer qytetet e saj në disa nga më të ndoturit në planet. Ndërsa qindra vende u mblodhën në takimin e klimës COP24 në Poloni gjatë kësaj jave. Nivelet e ndotjes në tërë Ballkanin kapën shifra alarmante në fillim të dhjetorit.

Ditën e martë, kryeqyteti maqedonas Shkupi u rendit i treti si qyteti më i ndotur në botë, ndërsa Sarajeva ishte i pesti, sipas monitorimit të AirVisual. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës i cili mbështetet në dy centrale me qymyr për më shumë se 95 për qind të energjisë elektrike, nuk ishte shumë prapa në renditje.

Çdo vit, Shkupi dhe Sarajeva mbulohen nga një mjegull e dendur gri. Sipas një raporti të OKB –së gjatë muajit tetor bëri të ditur se emetimet e karburanteve fosile duhet të reduktohen në 12 vitet e ardhshme për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Por qeveritë e Ballkanit po pengojnë disi Evropën duke rritur investimet e qymyrit, në mënyrë që të ndërtojnë centrale të reja në të gjithë rajonin. Pesë qytetet ballkanike me qymyr janë ndër qytetet më të rrezikuara e më të ndotura të Evropës, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të vitit 2017.

Ato përfshijnë Tuzla (Bosnje), Pljevlja (Mali i Zi), Shkup, Tetovë dhe Manastir (Maqedoni). Shpenzimet ekonomike janë të larta në një rajon të varfër, me pak të holla shtesë për të kursyer. Sipas një studimi të OBSH, ndotja i kushtonte vendeve të Ballkanit Perëndimor më shumë se 55 miliardë dollarë në vitin 2010.

Ai shkaktoi edhe më shumë se 36,000 vdekje të parakohshme gjatë këtij viti në të gjithë rajonin. Që atëherë, nuk ka pasur përpjekje të mëdha për të frenuar ndotjen. Këtë dimër, Ministria maqedonase e Shëndetësisë ka njoftuar shpërndarjen e maskave për 43,000 njerëz të sëmurë kronikë.

Por Jane Dimeski, një aktiviste me grupin e qytetarëve “STOP ndotja e ajrit”, e sheh atë si një “përgjigje afatshkurtër … më shumë se një luftë serioze kundër ndotjes”. Në Bosnje, ajri i rrezikshëm zbraz “çdo vit 44.000 vjet jetë” nga popullsia e vendit, sipas një raporti të OKB-së të vitit 2018.

Ajo i kushton kombit të varfër gati një të pestën e PBB-së së saj përmes punës së humbur dhe ditëve të shkollës, plus shpenzimet shëndetësore dhe shpenzimet e karburantit, tha OKB. Në fillim të dhjetorit, ajri kishte një mesatare prej 320 micrograms për metër kub të grimcave të imta, duke shkuar mbi 400.

Scan,  07.12.2018