Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efiçenca e energjisë, UNECE raport për Shqipërinë

Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara në një raport të 14 nëntorit bën një analizë të mënyrës sesi po zbatohen sot modelet e eficencës së energjisë në botë duke e lidhur këtë me teknologjinë, përdorimin e burimeve, zgjidhjeve smart si dhe kërkesat ligjore për ndërtesat. Lidhur me Shqipërinë raporti e përmend atë në tre raste ku së pari lidhur me menyrën sesi është zgjidhur sot ngrohja e ambienteve, kondicionimi, ngrohja apo ftohja e ujit.

“Teknologjitë moderne për ngrohjen e ambientit, ujin e ngrohtë dhe furnzimi me ujë të ftohtë tregon një nivel të larmishëm të implementimit sipas vendeve. Disa vende si Kazakistani janë akoma aktivë në rritjen e përdorimit të qymyrit dhe karburanteve fosile për shkak të rritjes ekonomike dhe ky trend pritet që të vijojë. Ndërkohë vende të nënrajonit E dhe F si Shqipëria Serbia, Mali i Zi dhe më pak Turqia po hasin me një problem tjetër të uljes së konsumit të burimeve të jashtme të karburantit në mënyrë që të bëhen më të qëndrushme dhe vetë-efficente. Në disa raste këto projekte veçanërisht të rinovueshmet dhe biomasa nuk janë plotësisht atraktive dhe kanë skema operimi që subvencionohen nga qeveria dhe donatoët ndërkombëtarë” thuhet në raport.

Sakaq lidhur me përmirësimin e burimit të ngrohjes së decentralizuar raporti vlerëson se ngrohja e përbashkët në shumë vende ka bërë që në legjilacion të parashikohet si detyrim ndërtimi i infrastrukturës që e munëson atë. Kjo lidhet sidomos me sistemet e gazit. “Por ndërsa për ndërtesat familjare kjo mund të jetë më e vështirë për ato komerciale zbatimi është më i thjeshtë. Për këtë ktegori raporti i Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Baskuara nënvizon se ka vende që kanë miratuar kërkesa të avancuara të detyrueshme për zbatimin e pompave të nxehtësisë (Shqipëri dhe Ukrainë) dhe sistemet e ujit të nxehtë të kolektorëve solar (Uzbekistan dhe Kyrgistan)” vlerëson UNECE.

I njëjti raport sjell në vëmendje edhe një ndër projektet që ka disa kohë që diskutohet për eficencën e energjisë në ndërtesat publike.  “Zgjidhjet e zgjuara konsdierohen ato projekte që lidhen me energjinë dhe eficencën e saj në ndërtesa. Në këtë kontekst në analizë merret modeli që ka zbatuar secili vend. Në 2015 Serbia nisi një program menaxhimi për ndërtesat publike, bazën e të dhënave për to që do tju shërbente bashkive dhe buxhetit për financimin e projekteve dhe parashikimin e konsumit të energjisë. Tashmë kjo eksperiencë po transferohet edhe në vende të tjera si Shqipëria apo Bosnjë Hercegovina” thuhet në raport.

Monitor,  03.12.2018