Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

500 milionë euro investim për kërkim nafte dhe gazi në Greqi

500 milionë euro është shuma që pritet të investohet në Greqi për kërkime në tokë dhe në det për naftë dhe gaz. Gazeta greke Kathimerini, shkruan se deklarata është bërë nga kryetari i kompanisë shtetërore, të Menaxhimit të Burimeve Hidrokarbure, Yannis Bassias.

Sipas Bassias, këto para do të investohen për 7 vitet e ardhshme. Teknologjia do të lejojë që të bëhen shpime në thellësi deri në 3 mijë metra. Kërkimet për naftën janë planifikuar që të bëhen në Greqinë perëndimore, pas rezervave që janë gjetur në Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi.

Kërkimet për naftë në Greqi vijnë pasi debati preku muaj më parë edhe vendin tonë. Në Shqipëri u përfol se Greqia do të zgjeronte ujërat territorial drejt Shqipërisë në një zonë e cila ka potencialisht naftë dhe gaz natyror.

 

Prej 1 viti kanë nisur negociatat për të zgjidhur një sërë çështjesh mes dy vendeve, ende nuk ka një marrëveshje të dakordësuar. Disa javë më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deklaroi se presidentit i është dërguar një draft-marrëveshje. Ndërkohë Meta, e ka bërë të qartë se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje me Greqinë pa u certifikuar më parë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit prej përjashtimeve nga procesi i Vettingut.

Shqiptarja.com  03.12.2018