Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nis projekti më i madh i dekadës së fundit për nxjerrjen e naftës

Gjigandi i nxjerrjes së naftës, British Petroleum, ka nisur punimet në një nga investimet offshore më të mëdhenj të dekadës.

Kompania britanike tha në një deklaratë për shtyp të premten se nafta tashmë po nxirret nga projekti Clair Ridge, një seksion i fushës së hidrokarbureve që u zbulua në vitin 1977 në Detin Verior.

Sipas përfaqësuesve, synimi i BP është të nxjerrë 640 milionë fuçi me naftë, pra 120,000 fuçi çdo ditë.

Projekti mendohet të zgjasë 40 vjet. Kjo fazë e dytë e shpimit dhe nxjerrjes së naftës është një marrëveshje joint midis Shell, Chevron dhe ConocoPhillips.

Kur u zbulua për herë të parë në vitin 1977, nga ky burim u vlerësua se mund të nxirreshin 7 miliardë fuçi, por kompleksiteti dhe përbërja e shkëmbinjve, e kanë bërë të pamundur.

Ky projekt është kulminacioni i një përpjekjeje disa vjeçare që kërkoi më shumë se 4,5 miliardë paund investime.

Projekti është më i madhi në këtë zonë këto 20 vitet e fundit, si dhe ka arritur të punësojë 6,000 njerëz. Sipas shifrave, BP zotëron 45,1% të aksioneve, Shell zotëron 28% dhe ConocoPhillips 7.5%.

Gazeta Tema,  25.11.2018