Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Inaugurohet Turkstream, me rëndësi edhe për Europën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu rus Vladimir Putin, ishin prezent në një ceremoni në Stamboll, për përfundimin e pjesës në det të gazsjellësit TurkStream. Gazsjellësi, që përbëhet nga 2 linja të ndara me gjatësi prej 930 km secila, futet në Detin e Zi në gjirin rus dhe del në fshatin Kiyikoy në veri-perëndim të Turqisë.

Kalimi i gazit nga Anapa në Kiyikoy, do të kërkojë rreth 52 orë. TurkStream pritet të ofrojë 31.5 miliardë metra kub gaz në vit drejt Turqisë nga Rusia, duke anashkaluar Ukrainën. Erdogan tha se Turqia planifikon të transferojë të paktën gjysmën e kësaj sasie në Europë dhe shtoi se projekti do të nisë operacionet në fund të vitit që vjen.

Projekti Turkstream, që do të ketë kapacitet që të furnizojë 31.5 miliardë metra kub gaz, nuk do të jetë i rëndësishëm vetëm për vendin tonë, por  do të ketë avantazhe edhe për rajonin dhe vendet fqinje. Erdogan e përshkroi TurkStream si një projekt historik dhe tha se vendi ka bashkëpunuar me Rusinë për ta realizuar.

Rusia është një partner i besueshëm për Turqinë dhe një ofrues i rëndësishëm i gazit, sipas Erdogan, i cili shtoi se Turqia ka blerë 387 miliardë metra kub gaz nga Rusia që prej vitit 1987. Gjiganti shtetëror i gazit, Gazprom, po planifikon të nisë ndërtimin e pjesës në tokë të TurkStream në vitin 2019.

Putin, nga ana tjetër, tha se kalimi i gazit natyror nuk është një proces i lehtë, por kërkon teknologji të lartë.  Lideri rusk theksoi se nuk është e mundur që të zhvillohet një projekt i tille pa vullnet politik dhe shtoi se kjo do ta kthejë Turqinë në një qendër të rëndësishme të gazit natyror dhe të fuqizojë pozitën e vendit në rajon.

Scan,  21.11.2018