Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interkonjeksioni Bullgari-Greqi, KE jep aprovimin

Komisioni Europian tha se mbështet planet bullgare dhe greke për ndërtimin dhe funksionimin intekonjektorit ndërkufitar të gazit midis dy vende, pasi sipas tij ishin në përputhje me rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore.

IGB do të jetë në pronësi të ICGB AD, një ndërmarrje e përbashkët 50-50 midis konsorciumit IGi Poseidon dhe BEH, zyra e gazit bullgar.

Kostoja totale e investimit për gazsjellësin, i cili është projektuar të transportojë 3 miliardë metra kub/vit të gazit nga Greqia në Bullgari deri në vitin 2021 kap vlerën e 240 milionë euro.

Masat e paraqitura nga Bullgaria dhe Greqia përfshijnë një garanci të pakushtëzuar shtetërore që do të jepet nga shteti bullgar për të mbuluar një hua prej 110 milionë euro që ICGB AD do të marrë nga Banka Europiane e Investimeve.

Bëhet fjalë për një kontribut financiar prej 39 milionë euro nga Bullgaria nëpërmjet Programit Operacional Bullgar “Inovacioni dhe Konkurrueshmëria” 2014-2020; (OPIC) dhe një regjim fiks tatimor të korporatave që do të zbatohen për ADN ICGB për 25 vjet nga fillimi i operacioneve tregtare dhe do të qeveriset nga një marrëveshje ndërqeveritare ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë.

Komisioneri Europian Margrethe Vestager, përgjegjës për politikën e konkurrencës, tha se ndërlidhësi i ri i gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe do të rrisë konkurrencën, në dobi të qytetarëve në rajon.

“Ne kemi miratuar masat mbështetëse që do të jepen nga Bullgaria dhe Greqia, sepse ato janë të kufizuara në atë që është e nevojshme për të bërë projektin dhe prandaj janë në përputhje me rregullat tona të ndihmës shtetërore”, tha ndër të tjera Vestager.

Më herët, ministrja bullgare e Energjisë, Temeuzhuka Petkova, deklaroi se ndërtimi i gazsjellësit pritet të nisë brenda këtij viti dhe do të përfundojë në vitin 2020.

Scan,  12.11.2018