Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta vazhdon rënien

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare  gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas ditën e sotme, duke bëreë që nafta të prekë rekorde të reja minimale.

Kështu, sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 156.34 lekë për litër, në rënie me 0.43% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 93.3 lekë për litër.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan,  07.11.2018