Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taksa e pasurisë i hiqet OSHEE-së, Ahmetaj: Bashkitë të caktojnë agjentin

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk do të jetë agjenti që do të mbledhë taksën e pasurisë. Do të jenë vetë bashkitë që do të zgjedhin agjentin e tyre dhe kanë dy muaj kohë për të bërë këtë, në mënyrë që nga 1 janari 2019 të nisin me zbatimin e ligjit”.

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në mbledhje e Këshillit Konsultativ, sipas të cilit tashmë përgjegjësia është totalisht e pushtetit vendor, ndërsa qeveria qendrore do të monitorojë procesin.

Por bashkitë shprehen se e kanë të pamundur të zbatojnë afatet ligjore nëse nuk kanë të dhënat.

Në përballjen me përfaqësues të pushtetit vendor, Ministri Ahmetaj u ndal edhe tek detyrimet e prapambetura, duke u kërkuar bashkive ti shlyejnë ato, në të kundërt do tu preket transferta e pakushtëzuar.

Buxheti për pushtetin vendor për 2019 është parashikuar rreth 5 miliardë lekë apo 11 për qind më shumë, ku peshën kryesore e zënë të ardhurat nga taksat dhe tarifat e veta. Ndërsa shpenzimet janë llogaritur në vlerën e 51.4 miliardë lekëve, apo 2.9 për qind e PBB.

Scan,  03.11.2018