Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST kërkon rritje çmimi me 85%

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë me dije se për vitin 2019 duhet të paguajë 3.1 miliardë lekë apo rreth 28 milionë dollarë për llogari të kredive që janë marrë për investimet. Në dokumentin ku këkrohet rishikimi i  tarifës së transmetimit që aktualisht është 0.75 lekë parashtohen tre variante ku në skenarin e parë rritja mund të shkojë me shumë se 85 për qind kurse në atë më të moderuar kemi një kërkesë për vetëm 0.09 lekë më shumë për çdo kilovat/orë energji të transmetuar.

“Varianti i parë parashikon përmbushjen e të gjithë detyrimeve të OST sh.a përgjatë vitit 2019 duke përfshirë pagesën e detyrimeve për kredi të cilat aktualisht janë detyrim i OSHEE-së për tu paguaar referuar vendimeve të ERE nr 52 datë 6.4.2017 dhe nr 190 datë 22.12.2016 të cilat përcaktojnë se OSHEE sha përveç shlyerjes së detyrimeve korrente të krejë edhe pagesën ndaj KESH dhe OST për detyrimet e parapmbetura për qëllime të pagesave të kredive nga OST dhe KESH sh.a. Për vitin 2019 OST sh.a duhet të paguajë 3.11 miliardë lekë në bazë të marrveshjes për ripagimin e krdive me Ministrinë e Financave dhe KESH” thuhet në dokumentin e OST.

I njëjti nënvizon se vetëm shtesa e detyrimit për të paguar kreditë shëbrimet ndimëse dhe ITC nga ana e Operatorit të Sistemit të Trasnemtimit do të kërkonte që tarifa të rritej me 0.64 lekë dhe duke e çuar tarifën finale në 1.39 lekë nga 0.75 lekë për çdo kilovat të transmetuar që është sot.

Në një variant të dytë ku nuk parashikohet pagesa e kredive OST ka ulur kërkesën e saj për tarifën por mund të bëjë vetëm blerjen e shërbimeve shtesë nëse do të kemi një rritje me 0.2 lekë për çdo kilovat orë energji të transmetuar. Kjo do ta çonte tarifën në 0.95 lekë/këh.

Në variantin e fundit OST ka parashikaur një tarifë 0.09 lekë më të alrtë se ajo që ka duke e çuar në fund tarifën e transmetimit 0.84  lekë/këh çka do të thotë që shërbimet mbështesëse do të merren nga KESH dhe kreditë nuk do të paguhen. Një situatë pak a shumë e ngjahsme me atë aktuale.

Enti Rregullator i Energjisë aktualisht ka hapur vetëm procedurën për shqyrtimin e aplikimit të OST çka do të thotë që nuk ka ende një vendim final por nëse do të ketë rritja pavarësisht cili variant merret në konsideratë, ajo do të trasnemtohet në të gjithë sistemin pra si tek OSHEE ashtu edhe tek bizneset që kanë dalë në treg të lirë apo prodhuesit me përparësi të energjisë. Të vetmit të mbrojtur janë konsumatorët finalë për të cilët rritjen mund ta miratojë vetëm Enti Rregullator.

Monitor,  29.10.2018