Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri për minierën e Prrenjasit: Nikeli, minerali i së ardhmes

“Nikeli, minerali i së ardhmes”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një interpelancë një përfaqësi banorësh dhe minatorësh të zonës së Pogradecit Përrenjasit dhe Librazhdit, duke deklaruar se po shihen disa propozime për ringjalljen e industrive të hekur-nikelit në të gjithë zonën. Duke u ndalur te miniera e Prrenjasit, ministri tha se do të hapet një garë për t’ia dhënë një kompanie serioze për ta future në punë.

“Në lidhje me hekur – nikelin, ku zonat tuaja janë të pasura, ne na mungon ajo shkalla e fundit e rëndësishme, që është përpunimi i mineralit. Sot po të shohim, mineralet e hekur-nikelit eksportohen drejt Kosovës, pasi aty ka një uzinë të përpunimit. Ne jemi duke parë edhe disa propozime të fundit në lidhje me ringjalljen e industrisë të ferro-nikelit në gjithë zonën. Së pari, sot që flasin është duke u kryer një investim në Elbasan, kjo për shkak të politikave rigjeneruese të qeverisë për të dhënë edhe hapësira të vjetra. Një kompani kineze po ndërton një fabrikë përpunuese të nikelit në Elbasan. Kompania që ka marrë leje shfrytëzimi të pasurive të vjetra të nikelit, sidomos në zonën e Bidinckës, edhe ata shumë shpejt do të paraqesin një plan konkret pasi kanë kryer studimet gjeologjike dhe sondazhet e nevojshme, do të paraqesin një plan konkret për nxjerrjen dhe përpunimin e këtij minerali. Rreth kësaj zone po rritet interesi për investime.

Nikelit do ti rritet vet vlera, siç e thash edhe më lart, nikeli është minerali i së ardhmes. Po të shohim edhe tregjet ndërkombëtare, nikeli do të jetë një mineral me shumë interes. Kjo do të nxis interesimet dhe investimet.

Kam pasur edhe një interes për të vënë në punë, minierën e Prrenjasit. Është minierë e vështirë për shkak të kostove të larta, degradimi i këtij aseti. Por ne do tentojmë nëpërmjet një gare për t’ia dhënë një kompanie serioze për ta future në punë edhe minierën e Prrenjasit. Kemi shpresa shumë dhe nëpërmjet procedurave të hapura do të bëjmë të mundur për të thithur një investitor edhe ën këtë drejtim”.

Për sa i përket sigurisë në punë Gjiknuri tha se janë shtuar kontrollet në miniera për të imponuar standarde të ruajtjes dhe sigurisë në punë, si dhe po punohet për mbylljen e grykave të galerive të braktisura.

“Galeritë e braktisura, shpesh janë kthyer në burim aksidentesh, ku ka pasur edhe humbje jetësh. Vit për vit ne parashikojmë fonde për mbylljen e grykave të galerive. Deri tani vetëm në zonën Pogradec –Prrenjas-Librazhd janë mbyllur 84 gryka galerish. Kemi në plan të mbyllim shumë shpejt edhe 53 gryka të tjera në zonën tuaj”.

Scan,  26.10.2018