Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prezantimi i praktikave më të mira rreth Sipërmarrjes së Gjelbër

Qendra EDEN në mars të këtij viti filloi me zbatimin e një projekti të ri Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” me qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër.

Një projekt ky (3) tre-vjeçar do të zbatohet në vendet e sipërpërmendura dhe aktivitetet kryesore përfshijnë trajnimet për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për ekonominë e gjelbër, advokimin publik dhe lobimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje, monitorimin e politikave publike, menaxhimin e ciklit të projektit, etj,.. familjarizimi me modelet e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër përmes vizitave studimore në BE dhe prezantimet e organizuara në vendet e synuara, subgrantime për organizatat e shoqërisë civile, konferencat rajonale për ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër, zhvillimin e një Studimi mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin e synuar, etj.

Një rezultat shumë i rëndësishëm i pritur i projektit është dhe prezantimi i datës 17 tetor mbi praktikat më të mira rreth Ekonomisë dhe Sipërmarrjes së Gjelbër, nga vendet e EU. Ky prezantim u mbajt në ambientet e Agjencisë Rajonale për Zhvillim Shkodër nga 2 ekspertë kroatë të cilët janë dhe partner të këtij projekti dhe ekspertë në fushën e Ekonomisë së Gjelbër! Në këtë prezantim ishin të pranishëm OSHC lokale, përfaqësues të Prefekturës Shkodër, të rinj, media etj, të cilat treguan mjaft interes për të mësuar rreth eksperiencave dhe praktikave më të mira në vendet e EU. Në fund të prezantimit u zhvillua dhe njoftimi i parë për shtyp për këtë projekt, me një pjesëmarrje të gjerë të mediave të rrethit Shkodër por dhe ato kombëtare.

Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe lideri i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Ekolëvizja,  23.10.2018