Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhvillimi i tregut të mineraleve, miratohen 11 leje të reja

Rreth 343.5 milion lekë pritet të investohen në sektorin minerar në vend. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar dhënin e 10 lejeve minerare që kanë si objekt shfrytëzimin dhe 1 tjetër për kërkim-zbulim e mineralit të kromit.

Referuar të dhënave zyrtare, lejet janë dhënë për zona të ndryshme minerare nga Korça, Vlora, Shkodra, Dibra apo Kukësi.

Ndërkohë që, mineralet që do të nxirren janë kryesisht guri gëlqeror dhe kromi. Gjithashtu, 2 prej lejeve të miratuara parashikojnë nxjerrjen e bakrit dhe qymyr gurit.

Vlera më e madhe i takon lejes minerare në Kurbnesh të Lezhës, për nxjerrjen e bakrit, ku parashikohet të investohen 100 milion lekë.

Miratimi i këtyre lejeve vjen pas atyre në muajin shtator, ku Ministria e Infrastrukturës njoftoi procedurat e suksesshme edhe për 9 zona të tjera minerare, me një vlerë të përgjithshme investimi prej 119 milion lekësh.

Operimi i tyre pritet të sjellë edhe një hov në tregun e mineraleve, i cili aktualisht nuk është në ditët më të mira, pasi trendi i prodhimit për vitin 2017 rezultoi në zbritje, në krahasim me një vit më parë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore shkak për këtë situatë është mungesa e tregut të brendshëm dhe të jashtëm të shitjes si dhe çmimi i ulët në bursë.

Scan,  22.10.2018