Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Tosk Energji” fiton ankandin për 56 mijë ton naftë nga Albpetroli

Albeptrol njoftoi se “Tosk Energji” është kompania që ka fituar ankandin për blerjen e 56 mijë tonëve naftë brut që u nxorën në shitje në fillim të gushtit. Kontrata ka një afat 150 ditë kohë kur operatorit do t’i duhet që të tërheqë nga Albpetrol të gjithë sasinë e naftës. Në ankand morën pjesë dy kompani ku përveç “Tosk Energji” ishte edhe “Izvor 99”.

“Operatori ekonomik “Tosk Energji” sha NUIS L51817007A ka ofruar pwr kwtw ankand çmimin: Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha 74.5% e cmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K K=0.0105 USD/bbl Operatori ekonomik “Izvor 99” sha me NUIS K82916488T ka ofruar per kete ankand çmimin: Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha 74.5% e cmimit Brent – 3.26USD/bbl + K K=0.15 USD/bbl” njoftoi Albetrol.

Kjo do të thotë që kompania publike e kërkimit dhe prodhimit të naftës të arkëtojë  23 milionë  dollarë (1 usd=108 leke)nëse do të llogarisim që “Tosk Energji” i është kërkuar që të paguajë sigurimin e kontratës në masën 255 milionë lekë apo 10 për qind e vlerës totale të saj totale prej 2.55 miliarde leke. Pas kryerjes së kësaj procedurë kompania mund të bëjë lidhjen e kontratës për 15 ditë.

“Tosk Energji” është krijuar në qershor të vitit 2015 me aktivitet në fushën e tregtimit me shumicë të karburanteve. Në 2016-n, ajo u rendit mes 200 kompanive më të mëdha në vend dhe ka deklaruar të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të bilancit ndërkohë që për vitin 2017 Tosk Energy ishte serish ne kete liste pasi  dyfishoi të ardhuar  në 4.6 miliardë lekë. Mësohet se ky subjekt tregton naftën e përpunuar nga ARMO.

Në qershor të vitit 2016, Tosk Energy e bleu CFD Conseils Sarl, një shoqëri e së drejtës zvicerane, e përfaqësuar nga z. Christophe Darbord, i cili është administrator i ARMO.

Revista Monitor,  01.10.2018