Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SEC akuzon Musk: 420 USD/aksion është referencë nga marihuana

Kreu ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, caktooi një çmim për aksionin në 420 dollarë për të kthyer kompaninë në private, duke përdorur një referencë në kulturën e marihuanës, deklaroi Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC).

Komisioni e ka paditur Musk për mashtrim, duke thënë se shefi i Tesla ka publikuar informacion jo të saktë në Twitter. Musk tha se akuzat e Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë janë të pajustifikuara dhe se ai ka vepruar në interes të investitorëve.

“Ne dyshojmë se Musk ka përdorur çmimin në 420 dollarë, me një prim prej 20% të vlerës së tregut të Tesla atëherë, për shkak të rëndësisë së atij numri në kulturën e marihuanës dhe për të argëtuar të dashurën e tij”, deklaroi SEC.

Numri 4/20 është një kod në kulturën e marihuanës për të tymosur në orën 4:20 apo në datën 20 Prill.

Në muajin Gusht, Musk publikoi në Twitter se po konsideron ta kthejë kompaninë Tesla në private, duke shtuar se ka siguruar financimin. Ky publikim solli një tronditje në vlerën e tregut të kompanisë për disa javë.

Musk më vonë shpjegoi se ka diskutuar me fondin e pasurisë sovrane të Arabisë Saudite dhe se ka besim se do të arrihet financimi me çmimin e propozuar në 420 dollarë për aksion.

Scan Tv,  29.09.2018