Porsche i jep fund prodhimit të makinave me naftë
Prodhuesi gjerman “Porsche” ka njoftuar se do ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe do përqendrohet në motorët benzinë, elektrike dhe hibridë.
Ky vendim u mor duke u bazuar tek skandali i vitit 2015 në të cilin kompania e tij bashkëpunuese, Volkswagen, pranoi se kishte mashtruar në provat e motorëve me naftë.
“Ne, si kompani që prodhojmë makina sportive, e kemi patr gjithnjë naftën si rol dytësor dhe kemi ardhur në përfundimin se në të ardhmen nuk duam të kemi naftë. Motorët e benzinës janë të përshtatshme për garat sportive”, tha shefi ekzkeutiv i Porsche, Oliver Blume.
Ai shtoi se Porshce nuk ka krijuar asnjëherë motorë nafte pasi ka përdorur ato të kompanisë Audi.
Balkan Web, 24.09.2018