Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e papërpunuar shënon rritje këtë fillim jave

Çmimet e naftës shënuan rrritje mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.60 dollarë amerikanë, duke u tregtuar me 80.3 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rrit me 1.3 dollarë amerikanë dhe u tregtua me 72.10 dollarë amerikanë për fuçi, një nivel ky i paarritur që prej korrikut të këtij viti.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,197.38 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe më i dobëti në më shumë se një javë.

Revista Monitor,  24.09.2018