Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MIE shpall fituesit për katër zona minerare

Katër kompani janë shpallur fituese për zona të ndryshme minerare, të shpallura me procedurën konkurruese të zhvilluar në muajin gusht . Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi katër fituesit ndërkohe që njoftoi se për të paktën një zonë procedura nuk ka qenë e suksesshme. Kjo e fundit është zona minerare nr. 315/7 ku oferta e vetme paraqitur nga  “Globus Corporation Albania” sh.p.k u s’kualifikua.

Katër zonat me kompani fituese

Referuar njoftimeve të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rezulton që zona e parë për të cilën është shpallur fituesi është Nr. 275/6, për objektin Letitna, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji mineralit bakër, veprimtaria shfrytëzim, (ish leje minerare nr. 1013/2). Kompania fituese është “TETE ALBANIA TUNEL & MINING” për vlerën totale të investimit prej 99 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit bakrit 50 000 ton/vit.

Zona e dytë minerare me një ofertë fituese është  Nr. 275/9, për objektin Gurth 3, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji mineralit bakër, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2011. Fitues edhe në këtë rast është “TETE ALBANIA TUNEL & MINING” për vlerën totale të investimit prej 102 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit bakrit 30 000 tonë/vit.

Zona e tretë është ajo  Nr. 277/6, për objektin Qafë – Buall, Qarku Dibër, lloji mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerare të vitit 2018. Fituese është shpallur kompania “Mara 2011” sh.p.k për vlerën totale të investimit prej 10 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit krom 4 000  ton/vit.

Fituesi I fundit I lejes për të drejtën e shfrytëzimit është kompania  “PE & SA” SH.P.K për zonën minerare Nr. 428, për objektin Sinjë, Qarku Berat, lloji mineralit ranor silicor, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerare të vitit 2013 për vlerën totale të investimit prej 29 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit ranor silicor 1 200 m3 /vit.

Revista Monitor,  24.09.2018