Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Përmirësohen me 50% treguesit e performancës së rrjetit

Treguesit e performancës së rrjetit gjatë këtij sezoni turistik janë përmirësuar me 50% krahasuar me sezonin e një viti më parë. Të dhënat janë bërë publike nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bazuar mbi analizën e kryer për menaxhimin e situatës me energji elektrike gjatë periudhës qershor-gusht 2018.

Nga të dhënat e OSHEE rezulton se koha mesatare e riparimit të defektit është reduktuar ndjeshëm në 26.6 minuta nga 54.7 që ishte një vit më parë.

Problemet në rrjetin shpërndarës gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar kryesisht për shkak të motit të keq, por pavarësisht kësaj falë masave të marra që në nisje të sezonit është bërë i mundur një furnizim më i mirë me energji në zonat bregdetare, thuhet në raportin e OSHEE-së.

Punimet e planifikuara si rikonstruksion i rrjetit, investimi në nënstacione, fidera, shtylla e kabina si dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren ishin dy nga masat kryesore që sipas OSHEE-së, kanë ndikuar në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Ndërkohë, OSHEE raporton se koha mesatare e riparimit të defektit është reduktuar ndjeshëm në 26.6 minuta nga 54.7 që ishte një vit më parë.

Bazuar në analizën e OSHEE treguesit e perfomancës, siç njihen ndryshe SAIDI dhe SAIFI, janë evidentuar konkretisht:

N1 – Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%

D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%

SAIDI – Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%

SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%

Scan TV,  15.09.2018