Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës së papërpunuar

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar, Brent, u rritën me 2 për qind dhe u tregtuan me 78.20 dollarë amerikanë për fuçi, duke lënë pas kështu rënien e shënuar gjatë ditës së djeshme. Kontratat e së ardhmes u rritën me 1.8 për qind.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 32 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 68.91 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me më shumë se 1.03 për qind.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.5 për qind dhe u tregtua me 1,206.10 dollarë amerikanë për onz, por gjithsesi larg prej nivelit të tij të lartë të shënuar më 31 gusht, ku u tregtua me 1,212.65 dollarë amerikanë për onz. Kontratat e së ardhmes u rritën me 0.3 për qind.

Indeksi i çmimit të argjendit u rrit me 0.7 për qind dhe u tregtua me 14.26 dollarë amerikanë për onz.

Indeksi i çmimit të platinit u rrit më 1 për qind dh eu tregtua me 807.70 dollarë amerikanë për onz.

Revista Monitor, 14.09.2018