Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE mbështet standardet e uljes së emetimeve të CO2

Rregullat e hartuara nga Komisioni i Mjedisit në Parlamentin Europian, do të caktojnë gjithashtu një objektiv të përkohshëm të reduktimit të ndotjes me 20% deri në vitin 2025. Ligjvënësit e Bashkimit Europian mbështetën një objektiv më ambicioz të reduktimit të dioksidit të karbonit për makinat dhe furgonat prej 45% deri në vitin 2030, duke nisur një betejë të ashpër me qeveritë kombëtare të unionit.

Kjo vjen sipër objektivave fillestarë për 15% deri në vitin 2025 dhe 30% deri në 2030-ën, krahasuar me nivelet e emetimeve të dioksidit të karbonit në vitin 2021.

Nëse miratohet nga asambleja në muajin e ardhshëm, ligjvënësit e Bashkimit Europian, do të ndërmarrin bisedime të ashpra me 28 qeveritë e unionit mbi ligjin përfundimtar, ndërkohë që shtetet me industri të mëdha të makinave shqetësohen se rregullat e reja mund të frenojnë rritjen ekonomike dhe vendet e punës.

Rregullat e reja të Bashkimit Europian synojnë arritjen e objektivave të bllokut në reduktimin e emetimit të gazrave serë me të paktën 40% poshtë niveleve të vitit 1990 deri në 2030-ën.

Këto do të prezantojnë një sistem të kreditit në mënyrë që  prodhuesit e makinave të përqendrohen te automjetet elektrike si dhe gjoba për tejkalimin e limiteve të dioksidit të karbonit.

Scan Tv, 12.09.2018