Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mënyrë e re për të krijuar “energji të pashterueshme”

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë për të transformuar dritën e diellit në lëndë djegëse që mund të çojë në një “burim të pashtershëm të energjisë elektrike”.

Studiesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë arritur këtë “moment historik” duke shpërbërë ujin në hidrogjen dhe oksigjen.

Ata e bënë këtë duke përdorur një teknikë të quajtur fotosinteza gjysmë-artificiale e cila bazohet në të njëjtin proces që bimët përdorin për të kthyer dritën e diellit në oksigjen.

Hidrogjeni, i cili prodhohet kur uji shpërbëhet, mund të jetë potencialisht një burim i papërpunuar dhe i pakufizuar i energjisë së rinovueshme.

Shkencëtarët e bënë këtë duke riaktivizuar hidrogjenazën, një enzimë e pranishme në alga, që mund të reduktojë protonet në hidrogjen. Oksigjeni prodhohet si një nënprodukt i fotosintezës kur uji i përthithur nga bimët është “i shpërbërë”.

Është një nga proceset më të rëndësishme në planet sepse është burimi i pothuajse të gjithë oksigjenit në botë.

Studiuesit përdorën rrezet natyrale të diellit për të shpërbërë ujin në hidrogjen dhe oksigjen duke përdorur një përzierje të përbërësve biologjikë.

Akademikët në Laboratorin Reisner në Departamentin e Kimisë në Kembrixh zhvilluan teknikën e re të shpërbërjes së ujit nëpërmjet rrezeve të diellit.

Metoda e tyre gjithashtu arriti të thithë më shumë energji diellore sesa fotosinteza natyore, sipas artikullit të botuar në Nature Energy.

Fotosinteza artificiale është aplikuar për dekada me radhë, por ende nuk është përdorur me sukses për të krijuar energji të rinovueshme.

Kjo për shkak se mbështetet në përdorimin e katalizatorëve, të cilat shpesh janë të shtrenjta dhe toksike.

Dr Erwin Reisner, kreu i Laboratorit Reisner, një anëtar i Kolegjit St John’s, Universiteti i Kembrixhit dhe një nga autorët e artikullit, e përshkroi studimin si një ‘moment historik’.

 “Kjo punë tejkalon shumë sfida të vështira që lidhen me integrimin e komponentëve biologjikë dhe organikë në materiale inorganike për montimin e pajisjeve gjysmë artficiale dhe mundëson përdormin e një mjeti në funksion të zhvillimit të sistemeve të ardhshme për konvertimin e energjisë diellore”, tha ai.

Klan Tv,  07.09.2018