Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat elektrike mund të dëmtojnë punësimin në Europë

Një raport i fundit i FTI Consulting dhe i mbështetur nga prodhuesit e automjeteve në Europë zbulon se nxitja e forcuar e makinave elektrike mund të dëmtojë punësimin në Bashkimin Europian. Raporti u publikuar ditën e martë, një javë përpara votimit në Parlamentin Europian mbi normat e reja të dioksidit të karbonit për automjetet dhe furgonët e pasagjerëve.

Sipas FTI, Komisioni Europian e kupton se automjetet me bateri elektrike kërkojnë më pak punë se automjetet me motor me djegie të brendshme, por KE nënvlerëson impaktin negativ të normave të propozuara të CO2.

Kalimi drejt automjeteve elektrike do të ketë një impakt të thellë në punësim, për shkak se prodhimi dhe mirëmbajtja e makinave elektrike kërkon më pak punë se ato tradicionalet, duke qenë se janë më pak të ndërlikuara dhe kanë më pak pjesë.

Impakti mund të ndihet në të gjithë zinxhirin furnizues të industrisë, duke qenë se furnitorët europianë do të prodhojnë 38% më pak pjesë dhe komponentë, ndërsa prodhuesit e automjeteve do të përdorin 17% më pak. Sipas studimit, një pjesë e mirë e furnitorëve në BE janë biznese të vogla dhe të mesme, të cilat do ta kenë më shumë të vështirë të bëjnë kalimin në një periudhë kaq të shkurtër.

Llogaritet gjithashtu se bateritë do të përbëjnë 35-50% të kostos së një makine elektrike, por nuk dihet nëse ato do të importohen apo prodhohen në BE. Unioni gjithashtu do të bëhet më i varur ndaj mineraleve të rralla dhe baterive të prodhuara jashtë Europës. Edhe nëse bateritë do të prodhoheshin në BE, ato do të kërkonin aftësi që punonjësit e sotëm nuk i kanë.

Industria e automjeteve përbën 11% të punësimit total të manifakturës në BE, ku në disa vende tejkalon dhe 20%.

Scan TV,  04.09.2018