Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PD: Kundër mbledhjes së taksës së ndërtesës nga OSHEE

Partia Demokratike ka kundërshtuar caktimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si agjenti i mbledhjes së taksës së ndërtesës. Përmes një deklarate për shtyp, deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë formulë parashikohet që 3.2 milion euro t’i shkojnë OSHEE-së, duke i hequr këto para’ nga xhepi i shqiptarëve. Kjo pasi projektvendimi i qeveris, parashikon që 4% të vlerës së mbledhur nga kjo taksë t’i shkojë pikërisht agjentit që do të bëjë mbledhjen e e saj.

“Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 për qind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura. Përveçse një dhunim flagrant i  kompetencave të pushtetit vendor,  vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje. Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit,  Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.”

Pak ditë më parë edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kundërshtoi caktimi nga qeveria OSHEE-së si agjent për mbledhjen e taksës së ndërtesës. Sipas shoqatës, ‘projektvendimi është në kundërshtim të hapur me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore dhe me ligjin për sistemin e taksave vendore, ku thuhet shprehimisht se “është e drejta e bashkisë të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjellta”.

Scan Tv,  03.09.2018