Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE kërkoi rritje të çmimit, ERE lë në fuqi tarifat aktuale

Enti Rregullator i Energjisë ka lënë në fuqi tarifat aktuale të përdorimit të rrjetit për nivel tensioni, duke ripërcaktuar se për tensionin 35 kv  do të jetë 1.5 lekë/kwh, për tensionin 20-6 kv, 3.9 lekë për kwh/orë, ndërsa për tensionin e ulët 4.79 lekë/kwh.

Vendimi u mora pas shqyrtimit disa mujor të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,  që në bazë të aplikimit fillestar të bërë pranë ERE-s, argumentonte se tarifa për tensionin 35 kV duhet te jete 2.36 Leke/kwh, për tensionin 20 – 6 kV 3.81 Lekë/kwh dhe për tensionin e ulet 5.51 Lekë/kwh.

Megjithatë, ERE shton se këto tarifa duhet të rishikohen në ardhmen, pasi situata aktuale në sektor nuk është ajo e vitit 2015 për shkak të ndryshimit të tarifës së transmetimit, detyrimit të blerjes së energjisë nga HEC-et e vegjël, që më parë e kishte KESH si dhe mospërfundimit të ndarjes së OSHEE-së.

Sipas përllogaritjeve të Entit Rregullator të Energjisë, aktualisht OSHEE ka një rezervë prej 13.1 miliard lekësh, e cila do i lihet kompanisë, duke qenë se në vitin 2015 ajo paraqiste një bilanc negativ, ndërkohë që tashmë ecuria e treguesve është pozitive.

Scan Tv,  30.08.2018