Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmtohet rrjeti nga punimet e ujësjellësit, OSHEE: Aeroporti pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërprerje të energjisë elektrike në një zonë të Tiranës për shkak të dëmtimeve të linjës.

Sipas OSHEE, si pasojë e punimeve nga ana e Ujësjellësit, pranë fshatit Domje, është dëmtuar rrjeti 20 kV, duke lenë pa energji elektrike zonën përreth si dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Dëmtimi ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa grupet e OSHEE ndodhen në terren duke punuar për riparimin e linjës dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Shqiptarja.com  31.08.2018