Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohja globale mund të zhdukë akullnajën më të madhe europiane

Një ndër akullnajat më të mëdha po shkrin dhe mund të zhduket krejtësisht deri në fund të këtij shekulli, për shkak të ngrohjes globale.

Akullnaja “Aletsch” shtrihet 23 kilometra përgjatë alpeve zviceriane dhe po shkrin me një shpejtësi prej 50 metrash në vit.

Specialisti zvicerian i akullnajave, Andreas Bauder, tha se shkrirja e akullit vjen si pasojë e gazrave serë dhe ngrohjes globale.

“Gazrat e dëmshëm që çlirohen në atmosferë vijnë nga ngrohja jonë dhe automjetet. Ato transportohen nga masat ajrore dhe depozitohen në sipërfaqe. Nëse kjo gjë përsëritet çdo vit, sipërfaqja do të bëhet gjithnjë e më e zezë. Dhe gjithnjë e më e errët nënkupton shkrirje më të lartë, pasi e errëta mund të thithë më shumë dritën e diellit, duke krijuar më shumë nxehtësi dhe rrjedhimisht shkrirje më të lartë të akujve.”

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.08.2018