Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEP do ndërtojë centralin më të madh diellor në ishullin kroat të Cresit

Kompania energjetike shtetërore kroate, HEP po investon rreth 45 milionë kuna (7.1 milionë dollarë amerikanë / 6.1 milionë euro) në ndërtimin e një centrali diellor 6.5 MW në ishullin kroat të Cresit, që do të jetë edhe më i madhi në vend, tha në një deklaratë për shtyp, kompania HEP.

Centrali diellor, Orlec Trinket, do të prodhojë 8.5 GWh energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 2.000 familjeve, bëri publike kompania HEP, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e tij me autoritetet e qarkut të Primorje-Gorski Kotar dhe manastirin françeskan në këtë ishull.

Kompania HEP aktualisht operon edhe nëpërmjet nënte centraleve të tjera në Zagreb, Osijek (dy), Split, Zadar, Dubrovnik, Shibenik, Cakovec dhe Opatija. Centrali i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe toke prej 17 hektarësh, e cila do t’i jepet me qira kompanisë HEP për 25 vjet.

HEP theksoi faktin se ka në plan që të vazhdojnë edhe në të ardhmen ndërtimin e centraleve të tjerë diellorë dhe të erës, pasi synon të prodhojë rreth 50% të furnizimit me energji elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 dhe 70% deri në vitin 2050.

SeeNews,  23.07.2018