Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punime në rrjet, OSHEE: Do ketë kufizime të energjisë në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) ka njoftuar abonentët në Tiranë se për shkak të punimeve në nënstacionin Tec Kombinat, sot do të ketë kufizime të energjisë në disa zona të kryeqytetit. OSHEE bën me dije se kufizimet do të jenë nga ora 10:00 deri në 13:00.

Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të punimeve që do të kryhen sot, 19 korrik, në nst Tec Kombinat, për eliminimin e defektit në Celësin 6 kV të këtij nstacioni, do të stakohet energjia e fiderit 18 nst Tec Kombinat.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-13:00.

Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit.

Balkan Web,  19.07.2018