Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta dhe mineralet shpëtojnë eksportet

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pret që viti 2018 të jenë më aktiv lidhur me kërkesat për lidhje të reja në rrjetin e tij. Këto aplikime vijnë kryesisht në rastet kur përfundohen burime të reja gjenerimi si hidrocentralet apo instalimi i centraleve fotovoltaikë por jo vetëm. Për vitin 2017 në total u bënë në OST 15 aplikime për lidhje të re por faktikja tregon se u realizuan më pak se gjysma e tyre.
“Përsa i përket procedurave të lidhjeve të reja si dhe statusit të aplikimeve për lidhje me rrjetin e transmetimit, gjatë vitit 2017 ka pasur një sërë aplikimesh që lidhen me mundësinë e lidhjes së centraleve konsumatorë dhe prodhuese të energjisë elektrike, të shpërndara në rajone të ndryshme të sistemit Elektroenergjetik, siç paraqiten më poshtë: centrale të tipit “Ngarkesë”, 1 aplikim, fuqia totale e kërkuar 12.5 MVA, realizuar 1 Marrëveshje; centrale të tipit “Gjenerues Hidrik”, 12 aplikime, fuqia totale e kërkuar 155.5 MW, realizuar 6 Marrëveshje lidhjeje; centrale të tipit “Gjenerues Solar”, 2 aplikime, fuqia totale e kërkuar 4 MW, nuk është realizuar asnjë Marrëveshje Lidhjeje” thuhet në raportin vjetor të OST të bërë publik vetëm pak ditë më parë.
Sipas OST viteve të fundit ka pasur një seri kërkesash për t’u lidhur në rrjetin e transmetimit nga kompanitë që janë mbajtëse të të drejtës koncesionare për burime të reja gjeneruese, kryesisht centrale hidrike. Pjesa më e madhe e tyre janë të lidhur në rrjetin e transmetimit 110 kv dhe 220 kv.
Por cilët janë lidhjet e reja në rrjetin e OST për vitin 2017? E para është HEC Fang 63.8MW i lidhur në në linjën 220 kV Fierzë – Titan, e dyta HEC-et Gjoricë, shtesë 13.5 MW, lidhur në linjën 110 kV Bulqizë-Shupenze (janë vënë në operim pjesa e mbetur e HEC-eve të marrëveshjes së lidhjes) e treta HEC Lumzi, me fuqi 10 MW është lidhur në linjën 110 kV Reps-Fushëarrëz. Po kështu është vënë bërë lidhja me nënstacionin 110/10 kV i GSA në Elbasan që është fuqizuar me një transformim 50 MVA për lidhjen e një furre të Re me fuqi 12.5 MVA.
“Kërkesat për lidhjen e burimeve të reja të prodhimit të energjisë elektrike në sistemin e transmetimit janë shtuar dhe sipas parashikimeve pritet që gjatë vitit 2018 por edhe në vitet e ardhshme, do të fillohet puna për ndërtimin e burimeve të rëndësishme të energjisë elektrike, kryesisht HEC-e” vlerëson OST.
I njëjti raport merr në analizë ecurinë e sistemit energjetik përgjatë vitit dhe rolin e OST, projektet më të rëndësishme që do të zbatohen në lidhje me investimet, ku përmendet mes të tjerave lidhja unazore Tiranë-Rashbull si dhe linja 400 kv Maqedoni-Shqipëri e cila plotëson listën e linjave të kësaj natyre me gjithë vendet e rajonit.

Revista Monitor,  18.07.2018