Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si ka ndikuar ndotja e ajrit në shëndetin tonë

Ndotja e ajrit është e padukshme, toksike dhe sipas Organizatës Botërore të shëndetit është një emergjencë globale e shëndetit publik.

Sipas Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 40,000 vdekje të parakohshme janë shkaktuar nga një kombinim i niveleve të paligjshme të dioksidit të azotit, të shkaktuara kryesisht nga trafiku i automjeteve dhe djegia e karburanteve.

Në shkolla, vende pune dhe në spitale, ndotja e ajrit po shkakton një shqetësim në rritje  ndërkohë që kostoja e ajrit toksik për njerëzit ka filluar të shfaqet.

Pacientët e astmës, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit, por edhe individët e shëndetshëm mund të vuajnë shumë.

Këtë muaj një ekspert udhëheqës i çështjes e lidhi vdekjen e Ella Kissi-Debrah, një  9-vjeçare e cila vdiq nga një krizë e ashpër e astmës, drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit nga trafiku i rrethit jugor në Londër që ishte pranë shtëpisë së saj. Nëna e saj po bën fushatë për një hetim të ri për të përmendur ndotjen e ajrit si shkak i vdekjes së vajzës së saj në atë që do të ishte e ligjshme për herë të parë.

Duhet theksuar se ndotja e ajrit pavarësisht se nuk mund te eliminohet tërësisht, me vullnet dhe punë nga ana e të gjithë individëve mund te reduktohet në sasi të mëdha. Fillimisht njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për dëmet që ndotja e ajrit po i shkakton jo vetëm atyre por edhe brezave që do vijojnë.

Scan Tv,  16.07.2018