Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marren masa për furnizim të pandërprerë me energji në plazhet e jugut

Drejtoria Rajonale OSHEE Gjirokastër njofton se në kuadër të masave të marra për të siguruar furnizimin me energji elektrike në zonat bregdetare, sot ishte fokusuar në fshatrat Borsh, Lukovë, Krekes, Shënvasil dhe Nivicë.

Specialistët e degës teknike kryen matjet e ngarkesave të kabinave sipas grafikut të përcaktuar në oraret e pikut për të parandaluar defektet e mundshme.

“Janë marrë masat për gatishmëri 24 orë për të eleminuar çdo defekt në kohë rekord. Furnizimi me bazë materiale dhe mjete transporti i ekipit të bregut për të përballuar çdo problematikë të mundshme.  Zhvilluam takime me bizneset dhe banorët e zonës për të pasur një bashkëpunim te dyanshëm dhe efikas për një sezon turistik të suksesshëm dhe pa problematika” njofton OSHEE.

Scan Tv,  12.07.2018