Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Afrika e Jugut, industrisë së arit po i vjen fundi

Industrisë 140 vjeçare të minierave në Afrikën e Jugut, duket se po i vjen fundi. Këshilli minerar i vendit thotë se 75% e minierave të arit janë të padobishme dhe nuk nxjerrin më mineral.

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli shkruan se minierat janë të vjetra, të thella, s’kanë më produktivitet dhe kanë kosto në rritje. Si rezultat, industria ka humbur 70,000 vende pune gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa kostoja e nxjerrjes së arit mund të tejkalojë shpejt vlerën e saj.

Industria e arit ka arritur kulmin e saj në vitin 1980, kohë kur minierat përbënin një të pestën e GDP-së së vendit; shifër tani që shkon në 7.3%.

Shqiptarja.com  12.07.2018