Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hoti: Draft-statutit të Trepçës i mungojnë asete themelore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në draft statutin për Trepçën janë lënë jashtë asete të rëndësishme.

Sipas tij, LDK do ta ndal këtë draft statut.

“Minatorët janë gardiane te kësaj ndërmarrje. Draft statuti i Trepçe ka lëne jashtë asete të rëndësishme të kësaj ndërmarrje pa asnjë sqarim. Motivi i personave qe kane bërë këtë skandal shpejt do të bëhet i njohur”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

“Pas insistimeve tona në Kuvend dhe në Komisionin Parlamentar, Qeveria do të duhej ta tërhiqte këtë draft. Përkundrazi, Qeveria po insiston me çdo kusht që ta procedojë atë. Do ta ndalim”, ka shkruar Avdullah Hoti në profilin e tij në Facebook.

Telegrafi,  11.07.2018