Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, abonenti dhunon punonjësin e OSHEE pasi i ndërprenë lidhjen

Një person ka ushtruar dhunë mbi punonjësit e OSHEE. Mësohet se personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka kërkuar të takojë drejtorin e institucionit, dhe pasi është konfrontuar me punonjësit, është larguar nga vendngjarja.

Por gjatë një lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se një person ka ardhur dhe është futur në ambientet e institucionit dhe ka kërkuar takim ne drejtorin rajonal. Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjale i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën.

Po ashtu Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike, te cilat i janë vënë në dispozicion policisë dhe më pas është kryer kallëzimi përkatës. Sipas drejtorit te OSHEE, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve.

Shqiptarja.com  10.07.2018