Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina publikon planin për uljen e ndotjes

Qeveria kineze ka publikuar një plan veprimi trevjeçar për kontrollin e ndotjes së ajrit, duke përcaktuar afate kohore dhe një udhërrëfyes për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Plani vendos marrjen e masave ekonomike, ligjore, teknologjike dhe administrative për të fituar betejën për “qiellin blu”.

Sipas autoriteteve, deri në vitin 2020, lëshimi i dioksidit të squfurit dhe i oksidit të azotit do të ulet më shumë se 15% krahasuar me nivelin e vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, dendësia e grimcave ultra të imta, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, pritet të bjerë më shumë se 18% krahasuar me vitin 2015.

Shqiptarja.com  05.07.2018