Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH miraton kredinë për gazsjellësin TAP

Bordi i drejtorëve i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi sot një kredi deri në 500 milionë euro për ndërtimin e gazsjellësit TAP një projekt prioritar për Bashkimin Europian dhe Komunitetin e Energjisë. Në një njoftim për shtyp BERZH bëri të ditura edhe detajet. “Gazjsllësi 878 kilometra do të fillojë në kufirin e Greqisë me Turqinë duke klauar në Shqipëri dhe më pas nën detin Adriatik duke përfunduar në Itali. Ai përbën pjesën e fundit të Korridorit Jugor të Gazit që do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut drejt Europës.

Me një kapacitet fillestar vjetor prej 10 miliardë m3 e barabartë me konsumin e energjisë së gati 7 milionë familje në Europë gazsjellësi do të ndikojë në mënyrë domethënëse në diversifikimin e furnizimit me energji në Europë. Gjithashtu do të bëjë furnizimin me energji më të lehtë për konsumatorët dhe do të ndikojë në reduktimin e dukshëm të karbonit duke mundësuar një burim më të pastër krahasuar me qymyrin. Transmetimi i parë i gazit pritet të nisë në 2020.

Projekti ka një kosto totale prej 4.5 miliardë euro. Bordi i Bankës Europiane të Investimeve më herët gjatë këtij viti miratoi për TAP-in një kredi prej 1.5 miliardë eurosh ndërkohe që kontribute të tjera nga agjencitë e kreditimit në Francë, Gjermani dhe Itali po meren në konsideratë.

Në pikën e nisjes në Turqi, TAP do të lidhet me gazsjellësin Trans Antaolian për të cilin BERZH miratoi një kredi 500 milionë euro tetorin e shkuar. Në pikën e përfundimit në Itali TAP do të lidhet me rrjetin e gazit natyror të Italisë dhe më pas do të zgjerohet në rrjetet europiane.

TAP është projektuar në përputhje me praktikat më  të mira ndërkombëtare si përsa i përket përzgjedhjes së gjurmës, kompletimi i vlerësimeve të ndikimit në mjedis dhe aspektin social dhe zbatimin e kontratës lidhur me përfshirjen dhe dialogun e populsisë që preket nga ndërtimi.  Banka do të vijojë të monitorojë projektin gjatë ndërtimit dhe operacioneve për të siguruar përmbushjen sipas rregullave të angazhimeve.

Zinxhiri i Korridorit Jugor të Gazit vlerësohet me një kosto 40 miliardë dollarë dhe përfshin investime në infrastrukturën e gazit në një rrjet prej 3500 kilometra që kalon në gjashtë shtete. Komponentët kyçë janë fusha e gazit në Shah Deniz në Azerbajxhan, gazsjellësi i Kaukazeve Jugore në Azerbajxhan dhe Gjeorgji, TANAP në Turqi dhe TAP. Inaugurimi i TANAP U ZHVILLUA NË Turqi këtë qershor” thuhet në njoftimin e BERZH.

Revista Monitor,  05.07.2018