Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE planifikon të remont në nënstacion Orikum

Në vijim të planit të masave të hartuara nga kompania OSHEE për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat bregdetare, si garanci për mbulimin e nevojave të furnizimit me energji gjatë sezonit turistik, në datën 5 korrik është planifikuar remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë–Radhimë-Orikum. Punimet do të kryhen në intervalin kohor 04:00-09:00, dhe gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në nënstacionin Radhimë dhe Orikum. Pa energji do të jenë këto zona: Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman.

energjia.al  03.07.2018